PSG merr vendimin për futbollistin që akuzohet për përdhunim

Klubi francez i PSG-së ka vendosur të mos e pezullojë futbollistin Achraf Hakimi, me këtë të fundit i cili akuzohet për përdhunim.

Aktualisht, mbrojtësi maroken është nën hetim, teksa drejtuesit klubit i kanë shprehur mbështetjen, duke pohuar më tej se akuzat janë të pavërteta. Sipas tyre, deri në momentin kur nuk ka një përfundim nga hetuesit e çështjes, gjithçka qëndron në rregull.

Një 24-vjeçare ka denoncuar në polici Hakimin duke u treguar hetuesve se është përdhunuar nga i riu në 25 shkurt, ndërsa ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin francez. Menjëherë futbollisti reagoi duke pohuar se në deklaratën e saj nuk ka asgjë të vërtetë, ndërkohë diçka të tillë e konfirmoi dhe avokati Fanny Colin.

‘Akuzat janë të rreme. Ai është i qetë dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve.’

Futbollisti është vënë në dijeni të këtij hetimi vetëm pak minuta përpara ceremonisë së lojtarëve më të mirë të vitit 2022. Hakimi qëndroi në skenë për të marrë çmimin së bashku me fituesit e tjerë, përfshirë këtu Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Latest articles

Related articles