Dy politikanë të PD dëshmuan tek McGonigal kundër Bashës?!

Ngs Indrit Vokshi

Po nëse zbulohet se Edi Rama ka paguar dy politikanë të PD që të shkojnë në Vjenë, të takojnë McGonigal dhe të japin dëshmi fallso kundër Lulzim Bashës për lidhje me para ruse?

Çfarë ndodh?

A do t’i përjashtojë Sali Berisha nga Foltorja ata të dy? Apo si gjithmonë do të bëjë dy gjëra të kundërta njëkohësisht: edhe do thërrasë protestë sepse McGonigal nxiti hetim kundër Bashës e PD, edhe do t’i mbajë ata që u paguan nga Rama për të dëshmuar tek McGonigal.

Nëse i mban në Foltore, a e kompromenton veten? Apo do t’i përjashtojë sa për sy e faqe me qëllim për të kamufluar veten?

Shumë njerëzve u ka hipur vetja në qejf sepse nga njerëz me zero pasuri, janë bërë super të pasur. E nuk dinë ta menaxhojnë delirin e pasurimit të shpejtë. Krijojnë vetbesim të tepruar; i çmend paraja, nuk dinë të kontrollojnë veten, kësisoji shkojnë përfshihen aty ku nuk duhet.

Por Washingtoni është i ftohtë, madje është anti-emocional. Sepse sundon mbi paratë, nuk e sundojnë paratë. Prandaj edhe është perandori unilaterale.

Latest articles

Related articles