Një vjetori i pushtimit rus, kryeministri spanjoll vizitë të papritur në Ukrainë

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez mbërriti këtë të enjte në Kiev për të zhvilluar një vizitë në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kthehem në Kiev një vit pas fillimit të luftës. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe popullit të saj derisa paqja të kthehet në Evropë”, shkroi Sánchez në Twitter, shoqëruar me një video të tij duke zbritur nga treni dhe duke përshëndetur zyrtarët ukrainas.

Udhëtimi që nuk u rendit në axhendën zyrtare të liderit spanjoll për të enjten, vjen pas vizitës së papritur të presidentit Joe Biden të hënën, i cili njoftoi një ndihmë të re prej gjysmë miliardë dollarësh për Kievin.Spanja është në mesin e një numri aleatësh të NATO-s që kanë rënë dakord të dërgojnë tanke moderne në Ukrainë dhe ka trajnuar 800 trupa ukrainase në vendin iberik që nga fillimi i luftës.

Latest articles

Related articles