Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën që ka mbajt në Kuvend ka treguar kërkesat e opozitës në Konferencën e Kryetarëve.
Alibeaj iu drejtua Ermonela Felajt duke i thënë që duhet të zhvillohet interperlanca e tij me kreun e qeverisë Edi Rama, ndërsa i kërkoi zv.kryetares së Kuvendit që të mos provokojë deputetët.
“Nuk mund të bësh predikime sikur po fyhesh apo po ruan imazhin e Kuvendit sepse fillove që në momentin e parë duke gënjyer. Kam detyrimin për të sqaruar atë që ndodhi në Konferencën e kryetarëve. Ka pasur intereperlancë nga unë , ka pasur kërkesë për mocion për debat, ka pasur kërkesë për komision hetimor dhe një kërkesë për pyetje përgjigje.
Ke detyrimin për ta vendosur në rend dite interperlancën e vendosur prej meje, vendimin për komision hetimor dhe mocionin për debat. Po provokoni Kuvendin. Duhet të fillojmë interperlancën me Ramën. Mos provoko Kuvendit. Këtë duhet të bëni juve dhe mos vazhdoni të përjashtoni pjesën tjetër të Kuvendit”- tha ai.